Haradinaj për anulimin e debatit televiziv: Po e respektoj ligjin

Aktuale

Haradinaj për anulimin e debatit televiziv: Po e respektoj ligjin

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:04
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj, duke folur për anulimin e debatit me kundërkandidatët e tij, ka thënë se atë e ka anuluar Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

”Më kanë thanë se nuk guxojmë me dal në debate deri në nisjen e fushatës. Kush e ka anuluar debatin nuk e di. Por kam dëgjuar që në bazë të një komisionit duhet të anulohet deri sa të fillon fushata. Kam dëgjuar që i obligohem qytetarit. Ende nuk është punë e kryer. Nëse unë bëj thyerje të ligjeve, nuk është shenj e mirë ta bëjë nesër në punë. Nëse unë që sot thej ligje, nuk është bash dëshmi e mirë”, ka përfunduar Haradinaj,

Ai në takimin e organizuar me qytetarët e Pejës, ka thënë se nuk e konsideron si kundërkandidat të fortë, të nominuarin e koalicionit LDK- AKR – Alterntiva, Avdullah Hoti.

“Avdullah Hoti, mund të jetë profesionist dhe familjar i mirë. Albinin e njoh si djalë të mirë, me ide të mira shqiptare”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat