Veseli: Fillimi i ri do ta mbajë të lartësuar flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës

Aktuale

Veseli: Fillimi i ri do ta mbajë të lartësuar flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:40
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

“Fillimi i Ri është koncept që do ta lartësojë flamurin kombëtarë dhe atë të Kosovës, në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës që të mos e cenoi askush”, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një bashkëbisedim me qytetarët e lagjës “Dardania” në Gjilan.

Kreu i partisë me të madhe në vend, tha se më 11 qershor, qytetarët e Gjlanit do të tregojnë se çka është Gjilani për PDK-në, duke shënuar një fitore që nuk është parë në 18 vjet pas luftës. Veseli shtoi se qytetarët duan që Kosova të jetë më e zhvilluar dhe ruajtja e sovranitetit dhe territorit do të jetë e padiskutuar pasi për të mijëra njerëz tanë nuk janë më.

Veseli: Fillimi i ri ka në konceptë zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e sovranitetit

“Fillimi i ri është pikërisht ky, do ta mbajmë të lartësuar flamurin tonë kombëtarë shqiptarë, në të njëjtën kohë edhe flamurin e shtetit të Kosovës, i cili është simbol i pavarësisë sonë. Në të njëjtën kohë do të orientohemi plotësisht me të gjitha politikat tona institucionale, me gjithë fuqinë që na jep kushtetuta dhe ligjet me gjithë potencialet tona financiare të buxhetit të Kosovës nga zhvillimi ekonomik. Nuk ka tjetër politikë tonë, as nuk do të ketë, pos mborjtjes së sovranitetit të atdheut tonë dhe zhvillimit ekonomik. Çdo ndërmarrëse që ka iniciativë dhe mbanë biznes, çdo ndërmarësi që ka ide inovative, do t’i ndihmojmë, do ta përkrahim në mënyrë që ta stimolojmë dhe ta rritë produktivitetin dhe aktivitetin biznesor dhe në të njëjtën kohë ta rritë punësimin e djemve dhe vajzave tona të reja”, tha Veseli.  

Kosova, sipas Veselit është tërësisht perëndimore dhe do të mbetet vendi më pro amerikan. Veseli shtoi se PDK si partia më e madhe, nuk mendon vetëm për pushtet, pasi ai vet hoqi dorë nga posti i kryeministrit dhe u bënë bashkë me Ramush Haradinajn për kryeministër për Kosovën perëndimore kundër askujt, por kundër çdo kujtë që dëshiron ta cënojë sovranitetin e vendit.

Veseli foli edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se nuk do të heqin dorë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Veseli: S’do të heqim dorë nga Lugina e Preshevës

“Po ua jep fjalën se me çdo veprim tonë do të jemi përkrah tyre, nuk do të largohemi, nk do të shkëputemi, nuk do të hqim dorë në asnjë moment nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe të drejtat e shqiptarëve. Nuk do të heqim dorë pasi kemi obligim, sepse ata kanë bërë shumë për sakrificën tonë për ta ndërtuar shtetin tonë, do të jemi përkrah tyre dhe së bashku me ta”, u shpreh Veseli.

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi theksoi se gjatë viteve e kanë ndërtuar arkitetkurën e Republikës së Kosovë, ndërtimin e shumë shkollave, rrugë, infrastrukturë të mirë ligjore, por tani ka ardhur koha e një fillimi të ri. Sipas tij, fillimi i ri është vet Kosova dhe vet shqiptaria.

Kuci: Ka adhur koha për një fillim të ri

“Tani ka adhur koha për një fillim të ri, për fuqizimin e Kosovës. Ka ardhur koha që ta bëjmë një angazhim të ri dhe ka ardhur koha që tanimë ta fuqizojmë Republikën e Kosovës. Filimi i ri do ta quaja është pjesë e programit e zotëri Veselit, që nënkupton mbi të gjitha besim në shtetin e ri, në shtetin e Kosovës. Në këtë fillim të ri, do ta ndihmojmë qytetarin që të jetë në qendër të vemëndjes. Në këtë drejtim, rreth kryetarit Veseli është një ide e madhe, janë njerëz të zgjedhur dhe mbi të gjitha kemi një koalicion. Shumë kush mund ta quajë këtë koalicion, që unë do ta quaj është koalicon që bashkon, është koalicion që integron Kosovën. Filli i Ri, nënkupton fillim për qytetarët tonë, një fillim i ri për qytetarët tonë dhe një fillim që ta integojmë Koaovën në BE”, theksoi Kuçi.

Po, ashtu para qytetarëve të Gjilanit, u prezantuan edhe dy kandidatët për deputetë, Zenun Pajaziti e Leonora Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat