Velija: Ka ardhë koha për PDK-në në opozitë

Aktuale

Velija: Ka ardhë koha për PDK-në në opozitë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:12
Dardan Velija

Dardan Velija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Magazinën Zgjedhore, ka thënë se është tani momenti që Partia Demokratike e Kosovës të shkojë në opozitë.

“Me vendosjen e pushtetit në duar të të rinjve do të hapet rruga për ndryshime. Politika duhet të shndërrohet në shërbim. Nuk është ai vend që njerëzit duhet ta mbajnë me cdo kusht. ‘Ka ardhë koha’ që PDK-ja të cohet në opozitë”.

Ai ka deklaruar se kalimi i tij në LDK ka ndodhur për shkak të hapjes që kjo parti ka bërë ndaj ndryshimeve.

“Jam bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse ajo është hapur për ndryshime. Besoj që me këtë ndryshim të madh që po ndodhë në parti shihet qartë vullneti për të ndryshuar gjërat”.

“Po e shoh ndryshimin. Jam pjesë e ndryshimit. Duhet ndryshuar mënyra si bëhet politika. Nuk duhet kopjuar shtetet përreth ku kundërshtari politik shihet si i përshtatshëm për shfarosje. Të gjithë duhet të ngritemi në këmbë për ta luftuar korrupsionin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat