Molliqaj: Bashkëpunëtorët e Thaçit që kanë ardhur në Vetëvendosje kanë evoluuar

Aktuale

Molliqaj: Bashkëpunëtorët e Thaçit që kanë ardhur në Vetëvendosje kanë evoluuar

Më: 25 maj 2017 Në ora: 23:35
Dardan Molliqaj

Sekretari i përgjithshëm i VV’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se njerëzit që kanë shkuar në këtë parti kanë evoluuar, duke ju referuar ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani.

Dardan Molliqaj, në një debat që po zhvillohet në TV Dukagjini, ka thënë se bashkëpunëtorët e Thaçit që kanë ardhur në Vetëvendosje kanë evoluuar.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur edhe me Dukagjin Goranin, që është bërë pjesë e Vetëvendosjes muaj më parë. 

Molliqaj po ashtu ka treguar se ky evoluim ka ndodhur edhe me Xhavit Drenorin, që deri më tash ishte pjesë e PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat