Gaxherri: PDK-AAK-Nisma s'është koalicion i luftës, në luftë mbi 80 për qind kemi qenë me LDK-në

Aktuale

Gaxherri: PDK-AAK-Nisma s'është koalicion i luftës, në luftë mbi 80 për qind kemi qenë me LDK-në

Më: 26 maj 2017 Në ora: 00:34
Besa Gaxherri nga LDK

Besa Gaxherri nga LDK thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk e meriton të quhet koalicion i luftës.

Në Interaktiv, Gaxherri ka thënë se “ata që kanë qenë në gjendje të vdesin për vendin, nuk mund të zhvatin atë”.

“Këta nuk janë koalicion i luftës. Kur kemi hy në luftë mbi 80 për qind kemi qenë me LDK-në. Tjerëve ju ra ndër mend të bëjnë klane e gjithçka edhe plane për grusht-shtet. Ata nuk janë krah i luftës, janë çfarë të duan. Ata që kanë qenë të gatshëm që të vdesin për vendin e vet, nuk janë në gjendje të zhvatin vendin e tyre”, ka deklaruar ajo.

Gaxherri ka thënë po ashtu se PDK duhet doemos të dalë në opozitë “bashkë me satelitët e saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat