"LDK ka listën më të mirë, numrat s’kanë rëndësi"

Aktuale

"LDK ka listën më të mirë, numrat s’kanë rëndësi"

Më: 26 maj 2017 Në ora: 02:46
LDK

 

Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se koalicioni LDK-AKR ka listën më të mirë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Ajo në Interaktiv ka komentuar edhe mungesën e disa ish-deputetëve në këtë listë dhe ka komentuar edhe numrat e disa prej ish-deputetëve më aktivë të kësaj partie.

“Lista e LDK-së këtë radhë edhe pse është dashtë të lëshojë hapësirë një pjesë e strukturave, lista është e kompletuar me profile të ndryshme me njerëz të njohur dhe të gjithë janë me duar të pastra. Ishte kohë e shkurtër. Ka mundësi të ketë gabime me dikë. Nuk e përjashtoj këtë”, ka thënë ajo duke shtuar se mungesa e disa ish-deputetëve ka ardhur edhe si rrjedhojë e lirimit të vendeve për partnerët e koalicionit parazgjedhor.

Sa i përket numrave ajo ka thënë se numrat nuk kanë rëndësi në listën zgjedhore.

“S’ka rëndësi numri fare, me rëndësi të punojmë për LDK-në. S’ka rëndësi a je numër 2 apo 102”, ka deklaruar më tej ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat