Muçolli: Unë i kërkova Mustafës të mos jetë bartës i listës

Aktuale

Muçolli: Unë i kërkova Mustafës të mos jetë bartës i listës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 05:30
Halim Muçolli

Halim Muçolli thotë se është ai personi i cili kërkoi që Isa Mustafa të mos jetë në krye të listës së LDK-së.

Kryetari i degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se kjo degë është më specifike dhe përbënë një pjesë më urbane e cila përfaqësohet prej intelektualëve.

“Falë kësaj ne kemi arritur të instalojmë një debat”, është shprehur Muçolli duke shtuar se edhe në të kaluarën ai dhe kjo degë kanë pas qëndrime të ndryshme.

Në ‘Rrokum Roll’ ai ka thënë se ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.

Sa i përket kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ai ka thënë se kërkesa e tij s’ka qenë që ai me dhënë dorëheqje por mos me qenë bartës i listës.

Ndërsa, për kandidatin për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ai thotë se shquhet për profesionalizëm.

Për koalicionin me AKR, ai thotë se është i kënaqur për faktin se , si thotë ai kjo parti ka orientim qytetar.

E për koalicionin PDK-AAK-NISMA, ai thotë se ndoshta është koalicion edhe më i natyrshëm se i LDK’së me AKR’në.

‘’Ajo çfarë i karakterizon ato tri parti, është tendenca për të dominuar në gjithçka, ndërsa unë e quaj koalicion i monopolit’’, thotë Muçolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat