Zvicra e Kosovës me marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë

Aktuale

Zvicra e Kosovës me marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:54
Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet

(E plotësuar) - Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës.

Hoti tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë shumë për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve. Ai tha se Zvicra është vend mik dhe me të cilin vendi ynë ka konsideratë të veçanta për arsye se një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë me familjet e tyre në këtë shtet.

Hoti: Me këtë marrëveshje do të nxisim investimet zvicerane

“Unë shpresoj që përmes kësaj  marrëveshje tani krijohet një kornizë e re për të mundësuar investimet më të mëdha nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas. Për të rritur intensitetin e tregtisë që kemi mes dy vendeve tona. Janë mbi 270 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër që dërgojnë qindra miliona euro tek familjet e tyre në Kosovë. Përmes kësaj marrëveshje ne krijojmë një bazament të fuqishëm që të nxisim tani edhe investimet zvicerane në Kovë”, tha Hoti.

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet , tha se marrëveshje bilaterale mundëson forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Hubert Lebet: Do të thellojmë bashkëpunimin me Kosovën

“Është kënaqësi për neve që ta kemi këtë mundësi për të nënshkruar marrëveshje bilaterale me shtetin tuaj . Siç ju thatë është me rëndësi për me definuar këtë kornizë që i lejon mundësi për të arrit dhe forcua bazën ekonomike dhe ligjore si dha të kemi mundësin që të nënshkruajmë këtë marrëveshje sot me juve”, tha   Hubert Lebet. 

Kosova e Zvicra nënshkruajnë eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës. 

Nënshkrim i Marrëveshjes do të behet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet.  

Ceremonia do të mbahet sot në ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat