KQZ tërheq shortin, ja numrat e subjekteve politike në fletëvotime

Aktuale

KQZ tërheq shortin, ja numrat e subjekteve politike në fletëvotime

Më: 26 maj 2017 Në ora: 11:10
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ ) ka bërë tërheqjen e shortit, për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme.

 Koalicioni PDK-AAK- Nisma sipas shortit kanë numrin 12. LDK-AKR-Alternativa ka numrin 16 dhe Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 35, i cili është i njëjtë me atë që kishte dhe në zgjedhjet e kaluara.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se KQZ mbetet e vendosur të punojë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Daka: 11 qershorin ta kthejmë në ditë feste

“Nga këtu dua t’i garantoj të gjithë akterët e këtij procesi zgjedhor, e sidomos qytetarët tanë, se KQZ mbetet e vendosur se do të punojë pareshtur, për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ashtu siç kërkohet me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë themeli i angazhimit tonë institucional. Sepse qëllimi ynë është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve dhe akterëve tjerë, të procesit zgjedhor. Pa dyshim edhe subjektet politike, kanë përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në emër të KQZ-së, dua të ftoj subjektet politike që të respektojnë plotësisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Vetëm në këtë mënyrë duke u angazhuar të gjithë bashkërisht, ne do të arrijmë që 11 qershorin ta kthejmë në një ditë feste për qytetarët e vendit tonë“, tha ajo.

Daka tha se KQZ sikurse në të kaluarën edhe kësaj radhe,  do të kujdeset që personat të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore, të mos përfshihen në administratën zgjedhore. Ndërsa tha se ky është nga hapat e shumtë,  që ndërmerr KQZ për të garantuar proces zgjedhor me integritet.

Image

Renditja e partive sipas shortit është:

11. Jedinstvena Goranska Partia

12. PDK-AAK-NISMA

13. Partia e ashkalinjëve për Integrim

14. G  I euromendje  alternative

15. Gradanska iniciativa Gore

16. LDK-AKR-Alternativa

17. Pokret za Gora

18. Progresivna Demokratska Stranka

19. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

20. Iniciativa e re demokratike e Kosovës

21. Samostalna liberalna Stranka

22. Gradanska Iniciativa Srpska Lista

23. Napredna Snaga Kosova

 24. Partia Liberale Egjiptiane

25. Kosovaki nevi romani

26. Partia demokratike turke e Kosovës

27.Partia kosovski srba gradjanska  inicijativa

28. Partia demokratike e Unitetit.

29. Fjala

30. Koalicioni Vakat

31. G.I Za Prosperitet Kosova

32. Nova demokratska stranka

  33. Kosova Turk Adalet Partisi

34. Koalicioni SDA BSDAK

35. Lëvizja Vetëvendosje

36. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

Image

Kjo është renditja e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme

KQZ ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme.

Renditja e partive është:

18. Progresivna Demokratska Stranka

11. Jedinstvena Goranska Partia

19. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

24. Partia Liberale Egjiptiane

23. Napredna Snaga Kosova

36. Partia rome e bashkuar e Kosovës

33. Kosova turk adalet partisi

26. Partia demokratike turke e Kosovës

13. Partia e ashkalive për integrim

16. LDK-AKR-Alternativa

28. Partia demokratike e Unitetit.

12. PDK-AAK-NISMA

29. Fjala

20. Iniciativa e re demokratike e Kosovës

27.Partia kosovski srba gradjanska  inicijativa

31. G.I za prosperitet Kosova

14. G  I euromendje  alternativa

17. Pokret za Gora

35. Vetëvendosje

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike (Drejtpërdrejt)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat