AKP i dorëzon Qeverisë studimin për Trepçën

Aktuale

AKP i dorëzon Qeverisë studimin për Trepçën

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:21
Takimi i kryeministrit Mustafa me Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit i kanë dorëzuar sot kryeministrit Isa Mustafa, studimin e fizibilitetit për Trepçën.

Mustafa ka vlerësuar se ky studim është një nga dokument më të rëndësishëm në të cilin është punuar një kohë të gjatë. Ai tha se studimi ka nxjerrë në pah rezultate shumë të rëndësishme sa i përket tregut që janë shumë pozitive dhe të cilat ofrojnë perspektivë të zhvillimit të Trepçës.

Ai po ashtu tha se studimi ka nxjerrë rezultate të rëndësishme sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit teknologjik, por në këtë fushë mbetet edhe më tutje të punohet. Kryeministri në detyrë, tha se pas studimit, Qeveria do të merr të gjitha masat e përshpejtimit të proceseve të mëtutjeshme.

Mustafa: Tani mbetet që të konsolidohet bordi

“Tani mbetet me rëndësi themelor të konsolidohet bordi i Trepçës sa më shpejt, të organizohet Trepça që tani si Shoqëri aksionare të mund të veproj dhe ta merr përgjegjësin e plotë në këtë fushë. Tani Trepça do të ketë këtë studim, do të ketë edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik edhe Qeveria. Sot bashkë me AKP-në në këtë fazë do të orientojmë aktivitete në mënyrë që të fillon edhe të punojë më tutje me të, sepse edhe me ligj është paraparë që një fazë e organizimit të jetë edhe studimi i fizibilitetit i cili duhet të japë përgjigje, sidomos në faza të tjera përpos minierave edhe në faza të tjera të shkritores, elektrolizës së zinkut të industrisë së kimike që mbesin si faza për t’u parë ese me çfarë burime do të financohen si do të financohen, çfarë tempo kohore do të zhvillohet dhe si të dite shtrihet Trepça si një prej gjiganteve ekonomike “, tha Mustafa

Petrit Gashi, kryetar i bordit të AKP-së, tha se janë bërë gati 8 muaj që kur ka filluar përgatitjen e këtij projekti.

Gashi: Studimi i ka trajtuar të gjitha alternativat për pjesë të caktuara të Trepçës

“Besojmë që alternativat të cilat janë ofruar shërbejnë dhe ofrojnë një bazë shumë të fuqishme për vendimmarrjen për Trepçën në të ardhmen edhe për revitalizimin, ringjalljen e pjesëve të caktuar të Trepçës. Studimi në të vërtet i ka trajtuar të gjitha alternativat për pjesë të caktuara të Trepçës. Është një pjesë e rëndësishme e studimit të koncentrohet në aktivitetin minerar, mirëpo, i ka trajtuar të gjitha aktivitet të kaluara të Trepçës. Analiza çfarë ka papërcaktuar është se pjesa e aktivitetit minerar është pjesë shumë e qëndrueshme, pjesë e cila ka perspektiv shumë të madhe edhe ne nuk besojmë që sipas studimit që duhen investime të mëdha nga Qeveria përveç në kapacitetet teknologjike”, tha Gashi.

Kryeministri në detyrë tha se pas studimit, Qeveria do të merr të gjitha masat e përshpejtimit të proceseve të mëtutjeshme. Sipas Mustafes, me rëndësi themelore mbetet themelimi i bordit menaxhues i Trepçës, aprovimi i statusit të Trepçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat