Paralajmëron DnV: Presidenti Thaçi të ketë kujdes të shtuar, ja çfarë ndodh nëse përzihet në fushatë

Aktuale

Paralajmëron DnV: Presidenti Thaçi të ketë kujdes të shtuar, ja çfarë ndodh nëse përzihet në fushatë

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Demokracia në Veprim”, përmes një komunikate për media, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që t’i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.

"Takimet e presidentit me mësimdhënësit në kohë të fushatave zgjedhore kanë filluar të bëhen praktikë e zakonshme. Gjatë kësaj periudhe kur jemi në prag të zgjedhjeve, presidenti duhet të tregojë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos ndikojë apo lë hapësirë të interpretohet si ndikim në fushatën zgjedhore", thuhet në një komunikatë për media të Demokracia në Veprim.

Duke përkujtuar se fushata zgjedhore fillon më 31 maj dhe zgjat deri më 9 qershor, DnV thekson se subjektet politike duke përfituar nga mungesa e rregullimit ligjor kanë nisur fushatën zgjedhore shumë më herët, andaj mos respektimi i afateve zyrtare të fushatës zgjedhore të përcaktuar nga KQZ-ja dëmton garën ndërmjet subjekteve politike dhe kandidatëve, duke i favorizuar ata të cilat kanë më shumë mjete financiare në dispozicion, dhe si pasojë nuk garantohen kushtet për garë të barabartë.

“Demokracia në Veprim” është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për monitorimin e fushatës zyrtare zgjedhore të subjekteve politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Aktivitetet e subjekteve politike do të përcillen nga 60 vëzhgues afatgjatë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat