Komandanti i KFOR-it ka vizituar Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror

Aktuale

Komandanti i KFOR-it ka vizituar Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror

Më: 26 maj 2017 Në ora: 20:12
ilustrim

PRISHTINË, 26 maj – Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni FUNGO, vizitoi Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror (ASHNA) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës, pasi pranoi ftesën e drejtorit të saj, zt. Bahri Nuredini.

Zt. Nuredini pohoi se bashkëpunimi me KFOR-in çdoherë ka qenë i shkëlqyeshëm. Ai ilustroi planin e ASHNA-së për investime të mëtejshme në zhvillim të shërbimeve të navigimit ajror për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

Ky takim gjithashtu shërbeu si rast për të nënshkruar, nga të dya palët, Procedurat e rëndësishme të Përbashkëta Operacionale. Fushëveprimi i këtij dokumenti është të ofrojë shkëmbimin e informatave të kohës reale në mes të Qendrës së Trafikut Ajror të ASHNA-së dhe Qendrës së Përbashkët Operacionale të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat