Hoti u kërkon përballje në debat Haradinajt dhe Kurtit

Aktuale

Hoti u kërkon përballje në debat Haradinajt dhe Kurtit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:19
Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka folur për anulimin e debatit ku do të përballeshin të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit.

Ai ka thënë se ka qenë e planifikuar një debat në mes të tij, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit, por se është anuluar dhe se nuk e din arsyen se përse është anuluar.

Hoti më tutje ka thënë se do të ishte e mirë për qytetarët që personat që dëshirojnë të marrin përgjegjësi të ballafaqohen me njëri-tjetrin.

“Njerëzit që mendojnë të marrin përgjegjësi në vend duhet ta përballën me njëri-tjetrin”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini.

Më tutje Hoti ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo debat ku kandidatët për kryeministër do të përballën.

Më herët ishte planifikuar një debat në Magazina Zgjedhore ku do të merrnin pjesë, Haradinaj, Hoti dhe Kurti, por që ky debat kishte dështuar të mbahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat