Lëvizja për Bashkim mobilizohet për zgjedhjet e 11 qershorit

Aktuale

Lëvizja për Bashkim mobilizohet për zgjedhjet e 11 qershorit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 23:01
Pamje nga takimi

Lëvizja për Bashkim ka mbajtur takim mobilizues për zgjedhjet e 11 qershorit. Valon Murati së bashku me strukturat e partisë kanë mbajtur takim në Prishtinë dhe Obiliq.

Lëvizja për Bashkim ka shprehur përkrahjen e madhe për dy kandidatët e saj për deputet, Avni Klinakun dhe Fadil Fazliun.

“Takime mobilizuese me aktivistët e LB-së në Prishtinë dhe Obiliq në funksion të përkrahjes së kandidatëve për deputet nga Koalicioni i madh #12, Avni Klinaku – 29 dhe Fadil Fazliu – 95” shkruan kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat