Kurti: Paga minimale për pensionistët do të jetë 150 euro

Aktuale

Kurti: Paga minimale për pensionistët do të jetë 150 euro

Nga: A.M. Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:48
Takimi i Kurtiti me pensionistët

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti  ka takuar në mëngjesin e së shtunës pensionistët.

Gjatë takimit, Kurti i ka premtuar pensionistëve se paga e tyre minimale do të jetë 150 euro brenda mandatit të parë.

Postimi i plotë i Kurtiti në Facebook:

Pensionistët e të moshuarit dëshirojnë ndryshim. Sot në mëngjes u takuam bashkë me ta në autobusin urban drejt parkut të Gërmisë, ku unë iu bashkova kafes së tyre të mëngjesit.

Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë. Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët.

Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz.

#Albini2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat