Haradinaj takohet me Princin Leka II, ja çfarë thotë pas takimit

Aktuale

Haradinaj takohet me Princin Leka II, ja çfarë thotë pas takimit

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:11
Princi Leka II dhe Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar sot me Princin Leka II, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haradinaj ka publikuar një fotografi me Princin në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shrephur kënaqësinë që e ka takuar atë, përcjell Bota sot.

“Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmës së sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan.

Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmës së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan.

RH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat