Krasniqi tregon pse Haradinaj pranoi postin e Kryeministrit nga PDK-ja

Aktuale

Krasniqi tregon pse Haradinaj pranoi postin e Kryeministrit nga PDK-ja

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:24
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën Jakup Krasniqi, thotë se koalicioni me PDK-në ishte i pashmanghshëm.

Krasniqi ka thënë se PDK ia ofroi postin e kryeministrit Haradinajt dhe kjo ishte një ‘ofertë që nuk refuzohet’.

“Ne ishim në koalicion parazgjedhor me AAK, kur PDK-ja ia afroj postin e Kryeministrit Ramush Haradinajt, ky i fundit e pranoi ofertën e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Te gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhje, qëllim e kanë ardhjen në qeverisje. Prandaj një ofertë e tillë edhe nuk mund të refuzohej nga kandidati i mundshëm për Kryeministër”, ka thënë per express Krasniqi.

Ai ka folur edhe për emërtimin që po u bëhet koalicionit PDK-AAK-NISMA, si ‘krahu i luftës”.

“Nuk ka më mirë se të marrësh pjesë në luftën për liri. Turp është mos pasja gatishmëri për të luftuar për liri”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat