Kurti: Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve në Kosovë

Aktuale

Kurti: Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve në Kosovë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:37
I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi të shtunën me gratë dhe vajzat në Prishtinë, ka premtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve në Kosovë dhe paga gjatë pushimit të lehonisë do të jetë e garantuar.

Ai tha se hapja e çerdheve të reja do të ndihmojë nënat me fëmijë të vegjël.

Kurti: Do të pesëfishojmë numrin e çerdheve në Kosovë

“Sot Kosova ka zyrtarisht 43 kopshte për fëmijë dhe në fund të mandatit të parë qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje ne do të pesëfishojmë së paku numrin e çerdheve në Kosovë. Hapja e çerdheve ndihmon të nënat me fëmijë të vegjël dhe ua lehtëson atyre pagat” , u shpreh ai. Po ashtu sipas tij pagat do të jenë të garantuara në pushimin e lehonisë.

Kurti: Paga gjatë pushimit të lehonisë do të jetë e garantuar 

“Paga gjatë shtatzënisë  do të jetë e garantuar dhe do të mbulohet 50 për qind nga buxheti shtetëror dhe 50 për qind nga punësuesit privat. Me këto ne do ta lehtësojmë pagën e punësuesve privatë dhe do ta përmirësojmë situatën e punësimit të grave dhe mos të harrojmë se papunësia më e madhe te gratë është pikërisht në Kosovë, sesa në cilin do vend  tjetër të rajonit”, ka thënë Kurti.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se gratë janë të diskriminuara në forma të ndryshme.

Ahmeti: Gratë janë të diskriminuara   

“Përqindja e pronës që është e regjistruar te gratë dhe vajzat në Kosovë është 9 për qind. Po flasim për një diskriminim  të jashtëzakonshëm  që d.m.th. kur lihet trashëgimia prej prindërve zakonisht thuhet që djemve ju takon, sepse gruaja është rob i huaj, gruas i takon kur shkon te burri, vajzës i takon pasuria e burrit, pra mund të paramendoni për çfarë diskriminimi po flasim kur dy njerëz martohen  regjistrimin e pronës të përbashkët e bëjnë zakonisht vetëm  te burri”, ka thënë Ahmeti.

Aktivistja e VV-së, Nazlie Bala gjatë këtij tubimi lavdëroi Albin Kurtin duke thënë se ai është një shembull i mirë dhe kandidat i mirë për postin që synon, dhe se do të punojë në të mirën e qytetarëve. 

Bala: Të gjithë qytetarët janë me Albinin

“Shumica e qytetarëve të republikës sot si asnjëherë më parë janë me ty dhe për ty kryeministri i ardhshëm”, tha ajo.

Ndërsa, Fatmire Kollqaku tha se gjendja e tanishme e grave në shoqëri nuk është e mirë, pasi që puna e tyre nuk vlerësohet fare. 

Kollqaku: Jetojmë në një shoqëri që nuk ka barazi 

“Në një shoqëri që nuk ka barazi normal që edhe gruaja nuk mund të ndjehet ndryshe, në qoftë se kryeministri i ardhshëm Kurti me të gjithë neve së bashku garantojmë një barazi për të gjithë neve aty edhe gruaja do ta ndihen veten shumë më mirë dhe do ta ndihen veten të barabart ë. Fatkeqësisht, këta që po ofrojnë fillim të ri pse a thua nuk e kanë kryer këtë punë deri tani, pse a thua ne ende ndjehemi të pa barabarta, pse ne të jemi të përfaqësuara në poste menagjeriale dhe aty ku merren vendimet e rëndësishme, pse a thua që nga lindja ne e ndiejmë këtë pabarazi” , tha Kollqaku. Ndryshe, Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit do të garojë si subjekt i vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat