Limaj: Me Nismën në qeveri do të rrisim pagën minimale në sektorin privat

Aktuale

Limaj: Me Nismën në qeveri do të rrisim pagën minimale në sektorin privat

Më: 27 maj 2017 Në ora: 19:15
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj sot pasdite në Gjilan, ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Bilall Serifi, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve të vogla dhe të mëdha, ku shpalosi programin qeverisjes socialdemokrate. Limaj duke shpalosur në pika të shkurtra programin qeverisës, tha se janë të domosdoshme me ardhjen në qeveri të subjektit Nisma, për një drejtim të ri të vendit.

Ai tha se me Nismën për Kosovë do të jetë një Qeveri reformatore, sepse sipas tij, deri më tash nuk ka funksionuar dhe nuk ka ndryshuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Limaj duke kërkuar votën në zgjedhjet e 11 qershorit, tha se me Nismën në qeveri do të rritet paga minimale në sektorin privat.

Limaj: Është koha për një qeverisje reformatore

“Po shpalosim disa pika që besoj se janë tepër të nevojshme dhe të domosdoshme, për t’i dhënë një drejtim të ri vendit. Së pari Nisma për Kosovën do të jep të gjithë energjinë e saj për të pasur një qeveri refomatore. Kosova më nuk ka nevojë për administrim dhe për një lloj qeverisje, e cila nuk ec dhe nuk ndryshon. Ne mendojmë se është koha për një qeverisje refomatore, e cila do të futet në reforma të thella në të gjithë sektorët për të përgatitur vendin dhe për t’i dhënë një zhvillim ekonomik”, theksoi Limaj.

Kreu i Nismës për Kosovën para qytetarëve të Gjilanit tha se do t’i krijojnë 25 mijë vende të reja të punës brenda dy viteve dhe përparësi do të kenë  25 mijë familje me gjendje sociale, ku do të punësohet nga një anëtarë i këtyre familjeve. Për këtë, ai tha se ka plan konkret për punësim.

Limaj: 25 mijë vende të punës, përparësi 25 mijë familje sociale

“25 mijë vende të punës të premtuara nga Nisma për Kosovën që prioritet i ynë kryesor është fakti që ne jemi nisë nga kjo pikë nisje, për faktin se Nisma për Kosovën është një parti socialdemokrate dhe zemrën e saj e ka solidaritetin dhe ndihmën për njerëzit që nuk kanë mundësi. Dhe për këtë që po flasim sot, është një pako sociale e ndërthurur mirë në mbështetje të biznesit si parakusht, për t’u ofruar mundësi dhe shans njerëzve tanë të papunë. Pako jonë sociale përfshinë më tepër se punësimin e disa njerëzve, po besoj që në ditët në vijim do të shpalosim një nga një këtë pako sociale, e cila përfundimisht do t’ia kthejë dinjitetin qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi Limaj.

Ai shtoi se me ardhjen e Nismës në qeveri, do të ketë lehtësira dhe stimulim të bizneseve kosovare, ngase sipas tij, viteve të fundit ka mbyllje të bizneseve. Limaj premtoi se me qeverisjen e tij do të bëhen edhe reforma të thella në arsim.

Limaj: Me Nismën reforma të thellë edhe në arsim

“Ideja e Nismës ka qenë vazhdimisht që po besojmë tash me ardhjen e Nismës në qeveri do të konkretizojmë një lloj reforme të thellë edhe në arsim. Që do të thotë shkollave profesionale. Për një shkollë profesionale ose trajnimi profesional në punë është edhe kjo këtu ku po flasim, biznesi. Duke futur drejtpërdrejt linjën e prodhimit, duke përgatitur punëtorin të jetë i gatshëm për punësim në fabrikë ose ku do ai që punësohet. Dhe kjo është rruga që ne do ta ndjekim konkretisht. Ka ardhur koha me gjëra konkrete të angazhohemi. Me Nismën në Qeveri unë besoj që ky impakt dhe kjo dinamikë ju do ta shihni në gjashtë mujorin e parë”, theksoi kryetari i Nismas. 

Kryetari i degës së Nismës për Kosovë në Gjilan, Bajram Hasani tha se janë dy kritere kryesore në program, investimet në bujqësi 400 milionë euro dhe krijimin e 25 mijë vendeve të reja të punës.

Hasani: Nisma për Kosovën do ta fuqizon edhe biznesin e vogël dhe të mesme

“Ne si Nismë nuk premtojmë shumë, por atë që e premtojmë e realizojmë. Këto ditë kemi bërë dy premtime, punësimin e 25 mijë peronave, nga një anëtarë për familjet të cilët nuk kanë asnjë të punësuar. Kjo dëshmon se Nisma ka shpirt të solidarizimit dhe barazisë së shtresave. Kurse premtimi i dytë është se kemi premtuar hapin tjetër, që do të ndërmarrim edhe investimet mbi 400 milionë euro në bujqësi. Nisma për Kosovën do ta fuqizon edhe biznesin e vogël dhe të mesëm”, tha Hasani.

Limaj ka prezantuar dy kandidatët nga Nimsa për deputet nga Gjilani,  Bajram Hasani dhe Valdete Bajrami. Të pranishëm në këtë tubim parazgjedhor ishin edhe zyrtarë të larët të tjerë të lëtij subjekti siç është Bilall Sherifi e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat