Ish- agjenti i SHIK-ut revoltohet me fushatën e Hajredin Kuçit: Tregoju drejt Drenicës e mos ...

Aktuale

Ish- agjenti i SHIK-ut revoltohet me fushatën e Hajredin Kuçit: Tregoju drejt Drenicës e mos ...

Nga: Bota sot Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:52
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë sot se UÇK-ja është nëna e PDK- së, kurse, nëna e UÇK- së është Skenderaj e Prekazi. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e ish- agjenti  të SHIK-ut, Naim Miftari i cili kërkon nga Kuçi që t’i tregojë Drenicës se kush e solli Gjykatën Speciale, kush i arrestoi komandatët e UçK-së e i liroi kriminelët serbë.

Miftari përmes një statusi në Facebook, ka vazhduar duke thënë se Kuçi duhet t’i tregojë Drenicës për qindra raportet në ambasadat e KVIN, kundër komandantëve të Drenicës dhe komandatëve të UÇK-së. Ai gjithashtu shkruan se Kuçi duhet t’iu tregojë edhe dostin e tij Enver Hoxha, Enver Hasani, Besim Beqajn e të tillët të cilët kishte bashkëpunim e që sipas Miftarit ata kanë folur nëpër ambasada e SHBA-së, Gjermanisë e Britanisë kundër ish UÇK-së.

Postimi i plotë:

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se UÇK’ja është nëna e PDK’së, kurse, nëna e UÇK’së është Skenderaj e Prekaz..!
----------------------------------

Paska ''fol'' Hajredin milici si tregove ti Drenices se kush e solli gjykaten speciale kunder Uçk në Kosovë,.se kush i arrestoj komandantat e Uçk e i liroj kriminelët Serb gjer sot,pastaj tregoju kush beri qindra raporte në ambasadat e KVIN pikrisht kunder komandantav të Drenices dhe kunder komandantav të tan Uçk, tregoju edhe per dostin tan Ever Hoxha,Enver Hasani,Besim Beqaj e shum qisi milic dikur e bashkpuntor e bursista të Serbis se qka flisni nepër ambasadat e SHBA,Germanis,Britanis....kunder ish Uçk ..
Tregoju drejt Drenices e mos ha m.... ty spakut stë takon të flasësh kurr për Uçk para se ti pastrojsh dhambët as ty por as ma pak itakon te flas per Uçk shefi tand Hashim Thaqit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat