Hoti: Do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës

Aktuale

Hoti: Do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës

Nga: A.M. Më: 28 maj 2017 Në ora: 11:06
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka premtuar që gratë lehona do të marrin 12 muaj pushim të lindjes, do të marrin 50% të pagës minimale.

Po ashtu, ai ka thënë se do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës, përmes qeverive lokale dhe organizatave jo-qeveritare të certifikuara për këtë qëllim

Postimi i plotë:

Në mandatin e ri qeverisës, për gratë lehona, të cilat janë të punësuara, do të marrin 12 muaj pushim të lindjes, me pagesë. Ato të cilat nuk janë të punësuara, do të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj. Do të kujdesemi për trajtim adekuat të viktimave të dhunës, përmes qeverive lokale dhe organizatave jo-qeveritare të certifikuara për këtë qëllim.

Për dy vite e gjysmë i kemi stabilizuar financat që na mundësojnë zbatimin e kësaj skeme. AH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat