Kurti takohet me veteranët, premton Muzeun e Luftës së UÇK-së

Aktuale

Kurti takohet me veteranët, premton Muzeun e Luftës së UÇK-së

Nga: A.M. Më: 28 maj 2017 Në ora: 11:55
Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka  takuar veteranët e luftës së fundit në Kosovë.

Veteranët për Kurtin kanë një kërkesë që të bëhet një muze i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Veteranët e patën një kërkesë. Atyre, por edhe popullit të Kosovës u mungon një muze i Luftës së UÇK-së.

Kjo kërkesë është e drejtë, pasi liria dhe republika jonë janë të themeluara mbi atë luftë çlirimtare, dhe kujtesën për të ne duhet ta institucionalizojmë, ashtu siç bëjnë gjithë vendet e qytetëruara.

Muzeun e Luftës së UÇK-së do ta bëjmë, që brezat e ardhshëm ta dinë e ta nderojnë sakrificën e çlirimtarëve, e mos ta njohin UÇK-në prej bëmave të turpshme të fare pak vetave që erdhën në pushtet pas luftës dhe e harruan misionin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat