Xhavit Haliti kujton takimin me Ibrahim Rugovën

Aktuale

Xhavit Haliti kujton takimin me Ibrahim Rugovën

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:29
Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga radhët e këtioj subjekti politik, Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga radhët e këtioj subjekti politik, Xhavit Haliti, duke u rikthyer në retrospektivë, ka kujtuar kohën kur është takuar me ish-liderin e LDK-së dhe presidentin historik të Kosovès, Ibrahim Rugova.

Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po kthehet prapa në histori duke kujtuar një takim me Ibrahim Rugovën në Lugano të Zvicrës në vitin 1990.

Postimi i plotë i Halitit:

“Kthim prapa në histori: Takim dyditorë në Llugano të Zvicrës, në shtator të vitit 1990. Me z.Rugova biseduam për mundësitë e organizimit të rezistencës në Kosovë. XHH”, (sic) ka shkruar Haliti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat