“Rrahja me karrige mes Bahtirit e Thaçit në rezidencën e Pacollit”, ja çka thotë presidenti i AKR-së

Aktuale

“Rrahja me karrige mes Bahtirit e Thaçit në rezidencën e Pacollit”, ja çka thotë presidenti i AKR-së

Nga: P.R Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:54
Foto e psotuar nga Pacolli: Momenti i nënshkrimit të koalicionit mes LDK-së dhe AKR-së

Sot gjatë ditës, në media u raportua për një incident që kishte ndodhur në rezidencën e presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit, që sipas disa mediave kishte pasur rrahje me karrige mes presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Mitrovicës, nga radhët e AKR-së, Agimit Bahtiri.

Sipas raportimit të mediave, prezent në këtë “incident”, Hashim Thaçi kishte ardhur në shtëpinë e Pacollit pas mesnatës kur u nënshkrua koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së, bashkë me Baton Haxhiun, në mënyrë që t'i tregoj Pacollit se nuk bën të shkon në koalicion kurrsesi me LDK-në. 

Por, përmes një postimi në facebook, Behjgjet Pacolli, ka demantuar këto raportime, pasi sipas tij, asnjëri nga të lartpërmendurit nuk kanë qenë në shtëpinë e tij.

“E imagjinoj që për lexuesit e telenovelave do ishte shumë tërheqëse një histori sherri me karrige në shtëpinë time mikpritëse. Por, më duhet të ju zhgënjej se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Asnjëri nga të përmendurit nuk kanë qenë në shtëpinë time në atë kohë ose kohët e fundit. Dhe siç thuhet zakonisht në fillim të telenovelave, çdo ngjashmëri me persona real dhe ngjarje reale është e rastit”, ka shkruar  Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat