“PDK-AAK-Nisma koalicioni më i madh i mundshëm”

Aktuale

“PDK-AAK-Nisma koalicioni më i madh i mundshëm”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:33
Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj

Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë një fjalimi në Vushtrri, ka thënë se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kolegë të tjerë, në qytetin e Vushtrrisë pritet të përfundohen shumë punë të cilat sipas tij është dashur të përfundojnë dikur.

“Vushtrria një vend i qytetëruar, një vend i traditës i atdhedashurisë. Me AAK dhe kolegët tanë, në Vushtrri pritet jo punë por pritet të përfundojnë shumë punë të cilat kanë mundur të përfundojnë edhe dikur”.

Haradinaj më tej tha se në momentin që zgjedhet kryeministër, do t’ju qëndroj afër të gjithë atyre që kanë qëllime për të hyrë në biznes.

“180 mijë ferma janë në Kosovë, shumë familjar që kanë tokë e shtëpi e oborr, që munden të bëjnë diçka, por ne nuk shkuam tek ata e t’i pyesim çka mund t’iu ndihmojmë. Por me qeverinë Haradinaj, të gjithë ata që duan me nis diçka nuk janë më vetëm”.

“Kur qeveria ju rrinë afër, është ndryshe. Kur e kanë shtetin afër, kështu ec Kosova përpara”.

Kreu i AAK-së shtoi se gurbetqarët nuk do të paguajnë karton të gjelbër më.

“Motra dhe vëllai jonë që është në diasporë, s’do të paguajë më kartonin e gjelbër, e me prit shumë orë për me ardh në Kosovë”.

“Unë e kam përgjegjësi me e ndryshu Kosovën, është fillim i ri, një nisje e re në këtë vend, se i zoti i punës në këtë rast jam unë, kam përkrahje nga AAK, Nisma e PDK, por edhe nga plot parti të tjera që kanë ra dakord që Kosova me e pas një fillim të ri.

“Unë hala s’jom kryeministër, jemi koalicioni më i madh i mundshëm, por ju më bëni kryeministër më 11 qershor, unë e kërkoj ndihmën e juaj me 11 qershor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat