Kusari: AKR – Alternativa, nuk ka qëllim pozicionimin e njerëzve

Aktuale

Kusari: AKR – Alternativa, nuk ka qëllim pozicionimin e njerëzve

Më: 28 maj 2017 Në ora: 21:20
Mimoza Kusari – Lila

Presidentja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, që tashmë është pjesë e një koalicioni me AKR-në, ka thënë se ribashkimi me Bahgjet Pacollin, nuk do të thotë pozicionim të njerëzve por prezantim të ideve për të ardhmen e vendit.

Në Magazinën Zgjedhore, Kusari-Lila shtoi se koalicioni AKR – Alternativa, ka një qëllim më të madh se sa pozitat që bartin këto subjekte partiake.

”Secili që jemi në listë ka një qëllim më të madh se vetvetja”.

”Kjo tejkalon secilën histori të mëhershme. Ky është koalicioni fitores e do të fitojmë me këtë koalicion”.

”Unë udhëheq partinë Alternativa, jam për të prezantuar një ide dhe një projekt të perbashkët zhvillimor. Si komunë e Gjakovës kemi pasur disa probleme si e gjithë Kosova.  Koalicioni ynë nuk ka të bëjë me pozicionimin e njerëzve por me prezantimin e ideve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat