Ramush Haradinaj 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës

Aktuale

Ramush Haradinaj 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:22
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kandaidat për kryeministër i koalicionit Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, si dhe disa partive tjera të vogla, nuk po e paguan tatimin në pronë për shtëpinë e tij të cilën ia ka lëshuar me qëra një spitali privat, ndonëse gjatë fushatës së tij parazgjedhore promovon një shtet ligjor.

Në bazë të dokumenteve që ka arritur t’i sigurojë INFOKUSI, shihet se shtëpia e Haradinajt është 1200 metra katrorë, e ku Komuna e Prishtinës asaj ia ka caktuar një vlerë prej 1,2 milionë euro, ndonëse e njëjta në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka çmim shumë më të ulët.

Ramush Haradinaj për vitin 2017 në emër të tatimit në pronë, Komunës së Prishtinës do t’ia paguaj 2040 euro, të cilat nuk i ka paguar deri më tash. Por, Haradinaj ka të pa paguara edhe për vitet e kaluara e ku shuma e borxhit për vitet paraprak është 2,744 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat