Veseli: Do ta çojmë lart flamurin shtetëror si Majlinda Kelmendi

Aktuale

Veseli: Do ta çojmë lart flamurin shtetëror si Majlinda Kelmendi

Nga: Bota sot Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:27
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se Fillimi i Ri nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit tonë shtetëror.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ai do ta mbrojë flamurin e Republikës së Kosovës dhe do ta çmojë lart, ashtu si Majlinda Kelmendi.

“Fillimi i Ri nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit tonë shtetëror. Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës dhe do ta çojmë lart ashtu si Majlinda Kelmendi.

Falemnderit, Peja! #FillimiRi”, ka shkruar ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat