Haradinaj: Me BPSK-në punët do t’i bëjmë bashkë

Aktuale

Haradinaj: Me BPSK-në punët do t’i bëjmë bashkë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:34
Ramush Haradinaj me Krye-sindikalistin Haxhi Arifi

(E plotësuar) - I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Hardinaj, ka pritur në një takim përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku kanë diskutuar për avancimin dhe gjendjen e të drejtave të punëtorëve në vend. Haradinaj tha se është zotuar se do të punojnë së bashku për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, siç ka bërë dikur, në kohën sa ishte kryeministër.

Haradinaj: Zotimi im ishte se punët do të bëhen bashkë

“E kam një përvojë bashkëpunimi me BSPK-në, nga marrëdhënia trepalëshe, që është publiku, sindikatat dhe sektori privat. Në atë kohë ka rezultuar me disa të arritura të kohës së qeverisjes sime. Mirëpo tani e kam për kënaqësi edhe njëherë me u kthy në temë, me bisedu për kërkesat legjitime, për të drejtat e punëtoreve. Falënderoj kryetarin Arifi, falënderoj krejt bashkëpunëtorët, jam më i informuar , jam në temë dhe besoj që do të punojmë si dikur, si partner në një tavolinë, jo ndaras. Zotimi im ishte se punët do të bëhen bashkë“, tha ai.

Ndërkaq kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi tha se një bashkëpunim i ndërsjellë, do të jap rezultate në të ardhmen.

Arifi: Shpalosëm kërkesat tona

“Shpalosëm shumë kërkesa tonat, që edhe në të kaluarën i kemi biseduar shpesh. Normal ne do të kërkojmë plotësimin e këtyre kërkesave, me një bashkëpunim që tha dhe kryetari, në tavolinë bashkërisht. Atë çka mundeni dhe çka mund të bëhet. Edhe ne si BSPK edhe tani e tutje, pa u kthyer në retrospektivë, jemi që ta kemi një partneritet të sinqertë, siç është punëdhënës, punëmarrës dhe Qeveri dhe bashkërisht t’i realizojmë kërkesat,  të punëtorisë kosovare. Dhe të gjejmë zgjidhje dhe afatgjate, por dhe aty ku ka nevoja dhe më të shpejta, sepse sot e dimë se në çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia në Kosovë. Andaj mbesim me shpresë dhe nuk e diskutojmë se nuk do të realizohen, këto sepse ka mundësi të bëhen. Sepse një bashkëpunim i tillë i ndërsjellë në partneritet, do të jap dhe rezultate në të ardhmen”, tha ai.

***

I nominuari për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Haradinaj tha se në takim është biseduar për të drejtat e punëtorëve në tërësi.

Kreu i AAK-së, është zotuar se do të bashkëpunojë me BSPK-në, duke vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë.

Ndërsa Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi, tha se si BSPK janë të hapur për bashkëpunim në mes punëdhënësve dhe punëtorëve, si dhe me qeverinë e Kosovës.

Arifi i është ankuar Haradinajt se sfidat e punëtorëve në Kosovë mbesin të shumta, derisa ka shprehur besimin se Qeveria e ardhshme do t’i realizojë kërkesat e tyre.

“Si BSPK, tani e tutje jemi që ta kemi një partneritet te sinqertë punëdhënës-punëmarrës dhe qeveri në realizimin e kërkesave dhe të gjejmë zgjidhje sepse e dimë çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia. Mbesim me shpresë që te realizohen me një bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat