“Veselit iu deshën tre vite për rrëzimin e Qeverisë, Mustafës iu deshën tre orë t’ia shkatërrojë ëndrrën për kryeministër”

Aktuale

“Veselit iu deshën tre vite për rrëzimin e Qeverisë, Mustafës iu deshën tre orë t’ia shkatërrojë ëndrrën për kryeministër”

Nga: B.S Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:19
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar ndaj Memli Krasniqit, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj do të qeverisë më mirë se kryeministri Isa Mustafa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se koalicioni I territ, siç e quan ai, ka halucinacione dhe se Veselit iu kanë dashur 3 vite që ta planifikojë rrëzimin e qeverisë Mustafa, përcjell Bota sot.

“Ju dashtë Veselit 3 vite të planifikoi rrëzimin e Qeverisë Mustafa, ndërsa Isa Mustafa kishte nevojë vetëm 3 orë ta shkatërroi përgjithmonë ëndrrën e Veselit që të bëhet ndonjëherë kryeministër”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i tij i plotë:

HALUCINACIONET E KOALICIONIT TË TERRIT DHE FRIKËS

Ta besosh thënien e mëposhtme ose duhet të jesh i ngazëllyer deri në halucinacion nga sondazhi i porositur që e shpall “Koalicionin e Frikës” fituese, ose duhet ta kesh prirjen e rrallë ta gënjesh veten. Duket se Memli Krasniqi këto ditë i ka dyja nga pak. Haradinaj është produkt i frikës që e shkaktoi suksesi i oponentit. Ky sukses ishte i Qeverisë së kaluar. Ky sukses ishte i Kryeministrit Mustafa. Kjo frikë ishte e Veselit. Ju dashtë Veselit 3 vite të planifikoi rrëzimin e Qeverisë Mustafa, ndërsa Isa Mustafa kishte nevojë vetëm 3 orë ta shkatërroi përgjithmonë ëndrrën e Veselit që të bëhet ndonjëherë kryeministër.

Do t’u mësojmë të jetoni me këtë lloj “frike” nga 12 qershori.

Memli Krasniqi : “Jemi të bindur se Haradinaj do të udhëheq më mirë se Mustafa”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat