Hoti premton ngritje të pagës minimale dhe pensioneve

Aktuale

Hoti premton ngritje të pagës minimale dhe pensioneve

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:02
I nominuari për kryeministër i koalicionit LDK-AKR- Alternativa Avdullah Hoti

(E plotësuar) - I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, vizituan të hënën Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku u takuan me kryetarin Haxhi Arifi. Hoti u tha sindikalistëve se me ardhjen e tij në Qeveri, që në ditët e para do ta ngrisin pagën minimale dhe pensionet.

Hoti  u garantoi sindikalistëve po ashtu, vazhdimin e mirë të bashkëpunimit dhe zhvendosjen e BSPK-së në një objekt tjetër, pasi që ai në të cilin gjenden sipas tij, është i papërshtatshëm për të vazhduar punën.

Ai foli edhe për një marrëveshje me zotime, të cilën pritet ta nënshkruajnë me BSPK-në, në të ardhmen.

Hoti: Do t’i ngrisim pensionet dhe pagën minimale

“Ne jemi zotuar dhe besoj që edhe organet tjera të BSPK-së, do të miratojnë këtë marrëveshje të zotimeve që kemi me punuar bashkë në zbatimin e plotë të Ligjit të Punës që është në Kosovë. Do të punojmë bashkë për të draftuar një kontratë të re kolektive, brenda gjashtë mujorit të parë të punës së Qeverisë. Do të punojmë bashkë që në ditët e para të marrim vendimin menjëherë për ngritjen e pagës minimale në Kosovë dhe ngritjes së pensioneve. Do të punojmë bashkë se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës së punëtorëve gjatë viteve të 90 ta. Këto janë zotimet e Qeverisë së ardhshme. Unë shpresoj shumë që do ta kemi mirëkuptimin dhe mbështetjen e partnerëve social, BSPK në veçanti”, tha Hoti.

Hoti tha se si qeveri e qendrës së djathtë  do të promovojnë një zhvillim ekonomik, i cili balancon aspektin social dhe i mbron të drejtat e punëtorëve. Ai potencoi se kanë shumë për të bërë në sektorin privat, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë.

Për më tepër, Hoti theksoi se do të investojnë më shumë në sektorin privat, e në veçanti në atë të bujqësisë, gjë që është kërkuar dhe nga BSPK-ja.

Hoti: Do t’i trefishojmë investimet në bujqësi

“Një pikë e veçantë, e kësaj marrëveshje të zotimeve që është me insistimin e BSPK-së, që ne të investojmë më shumë në sektorin privat dhe në bujqësi në veçanti. Dhe kjo tregon perspektiven që ka BSPK,  për të mbrojtur të drejtat e krejt punëtorëve dhe personave, që sot janë të papunë. Unë e kam prezantuar programin për bujqësi, në ditët e kaluara në bisedat me bujqit. Kemi premtuar se do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, për subvencione dhe grante. Do ta ndërrojmë skemën e subvencioneve dhe granteve, sepse nuk kanë funksionuar gjërat si duhet. Një skemë jo efikase, pak e korruptuar, për t’i dhënë mundësi që secilit bujk, secilit fermer që është i gatshëm të merret me atë punë, ta mbështesim”, tha Hoti.

Ndërsa kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, tha se marrëveshjen me zotime do ta nënshkruajnë më vonë, pasi që së pari  duhet dakordim nga kryesia ekzekutive e BSPK-së.

Arifi: Marrëveshjen do ta nënshkruajmë më vonë

“E kemi parë të arsyeshme këtë takim dhe disa kërkesa që dalin nga kryesia e BSPK-së, që janë kërkesa tona për një të ardhme të punëtorisë kosovare. Ato janë nëntë pika. Ne edhe më herët i kemi informuar dhe ministrin e Punës. Edhe z. Hoti është i informuar për këto pika dhe ne këto sot do t’i shpalosim dhe sigurisht në fund, sot nuk do të ketë ndonjë nënshkrim, sepse ne e kemi një organ që është kryesia ekzekutive e BSPK-së, ku do të bëjmë bashkërisht. Në fund pas dakordimit do të bëhet edhe nënshkrimi sigurisht. Por sot i kemi një lloj debatimi të këtyre pikave dhe ne do t’i nxjerrim në kryesinë tonë si organ. Dhe pastaj bashkërisht mund të pasojë nënshkrimi më vonë”, tha Arifi.

Image

Hoti: Do të ngrisim pagën minimale dhe pensionet

I nominuari për kryeministër i koalicionit LDK-AKR- Alternativa Avdullah Hoti së bashku me ministrin në largim të Punës Arban Abrashi, kanë vizituar BSPK-në në ku janë takuar me kryetarin Haxhi Arifi.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se sot janë në BSPK që të garantojnë bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në mënyrë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Hoti tha se BSPK në të ardhmen do të zhvendosen në një objekt tjetër.

Sipas tij do të punojnë bashkë që ta zbatojnë ligjin e Punës.

“Në ditët e para së bashku do të marrim vendim për ngritjen e pagës minimale dhe pensioneve. Këto janë zotimet e qeverisë së ardhshme. Ne do të promovojmë zhvillimin ekonomik që mbron të drejtat e punëtorëve. Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Si pikë e veçantë e marrëveshjes së zotimeve është që në të investojmë më shumë. Në sektorin privat dhe në bujqësi. Kemi premtuar se do të trefishojmë buxhetin për bujqësi. Do ta ndërrojmë skemën e subvencioneve për bujqësi”, tha Hoti.

 Kryetari i BSPK-së haxhi Arifi tha se e kanë parë të arsyeshme këtë takim me qëllim që t’i paraqesin disa kërkesa për të ardhmen e punëtorëve të Kosovës.

 “Janë 9 pika dhe Hoti është i informuar për këto pika. Shpresojmë që në të ardhmen çështja e punëtorëve të ndryshojë sepse janë në gjendje jo të mirë dhe më një papunësi të kemi të ecim përpara. Nëse ka investime ne bujqësi na duhet pastaj armatë e tërë për të punësuar”, tha Arifi.

 Hoti gjatë ditës ka pasur disa takime në Mitrovicë dhe Vushtrri ndërsa pasdite do të ketë një takim me të rinjtë në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat