Kelmendi: Nuk e shoh të ardhmen e Kosovës me Albin Kurtin

Aktuale

Kelmendi: Nuk e shoh të ardhmen e Kosovës me Albin Kurtin

Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:35
Ramiz Kelmendi

Zëvendës kryeministri,  kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi, u shpreh i bindur se nuk e sheh te ardhmen e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

Gjatë një interviste në emisionin INFOBOX, Kelmendi pavarësisht mendimit për Kurtin, nuk e mohon koalicionin me Vetëvendosjen.

“Nuk shoh të ardhme të Kosovës me zotëri Kurtin në krye. Zoti Kurti e udhëheq një grup të qytetarëve të rinj dhe qytetarëve të ndryshëm dhe normalisht e ka një elektorat të ndryshëm. Për të cilën unë nuk pajtohem me çështjen ekonomike”, tha Kelmendi.

Ndërsa sa i përket çështjes së zhvillimit ekonomik, ish- zëvendës kryeministri tha se fokusi kryesor duhet të drejtohet kah rinia e vendit.

“Për gjeneratat e reja është mirë që të iu krijohet një ambient, që ata idetë e tyre që i kanë t’i realizojnë sa më shpejt…  Për këtë rast është krijuar edhe një fond për garantimin e kredive për të ri e të rejat… 30 e disa milionë është ky fond dhe parashihet që të gjejë donator të ndryshëm dhe të rritet deri në 400 milion euro. Meshkujt mbi 40 vjeç, duhet të orientohen doemos në zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia është baba e nana e këtyre qytetarëve”, tha Kelmendi.

Biznesmeni dhe politikani Ramiz Kelmendi tha se nuk u imponon votën punëtorëve të tij. Ai tha se do të ishte tejet i kënaqur nëse ata do ta votonin, por nuk e lidhë punën dhe votën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat