Beqaj: Nuk më besohet që Hoti ka thënë se do ta bëjë buxhetin 5 miliardë

Aktuale

Beqaj: Nuk më besohet që Hoti ka thënë se do ta bëjë buxhetin 5 miliardë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:57
Besim Beqaj

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj nuk i ka besuar asaj që rivali i tyre nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se do ta rrit buxhetin në pesë miliardë euro brenda katër viteve.

“Nuk e besoj që e ka thënë zoti Hoti, është ndonjë gabim teknik.  Një njeri që njeh rrethanat ekonomike nuk e besoj që e ka thënë se buxheti mund të rritet në pesë miliardë”, ka thënë Beqaj në Magazinë Zgjedhore.

Ai më tej ka vazhduar duke thumbuar rivalët, duke theksuar se i vetmi sukses i qeverisë Mustafa është rritja e TVSH  nga 16 në 18 për qind.

Beqaj ka shtuar se ata në qeverisje nuk do tu falin borxhe atyre që nuk kanë paguar taksa.

Me Haradinajn në qeveri, ai ka thënë se rritja e rrogave do të jetë 30 % për sektorin publik.

“Zakonisht ne kur flasim për rritje të pagave nuk bëjmë veprime koti por janë kalkulime të mirëfillta”, ka thënë Beqaj si përfaqësues i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Njerëzit kanë hezituar edhe kur ne i kemi rritë ato për 50 dhe 30”, ka shtuar ai.

“Për të balancuar me sektorin privat do të subvencionojmë punësimet e reja në sektorin privat. Është një fond për të rinjtë dhe gratë që do të jetë i palimituar”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat