Haziri: Vendi ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri

Aktuale

Haziri: Vendi ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri

Nga: A.M. Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:24
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka pritur së bashkë me simpatizantët e LDK-së kandidatin e nominuar për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Haziri këtë takim e ka quajtur të jashtëzakonshëm dhe ka thënë se . Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri dhe certifikata të veteranëve të luftës, as për medalje.

Postimi i plotë:

Takim i jashtëzakonshëm me të rinjtë të cilët janë krenaria dhe e ardhmja e jonë. Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri dhe certifikata të veteranëve të luftës, as për medalje. Ne kemi nevojë për sundim të ligjit rend dhe rregull. Ne jemi të durueshëm deri në atë masë sa themi se u ba boll. Rinia, sikur edhe çdo qytetar i Republikës, po e përkrah fuqishëm Koalicionin e Besës dhe Shpresës, të cilit po i prin me sukses kryeministri në ardhje, z. Avdullah Hoti. Përshëndetje nga Gjilani! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat