Thaçi në Kroaci merr mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Thaçi në Kroaci merr mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 13:09
Hashim Thaçi dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq

(E plotësuar) - Kroacia dhe Kosova duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Kështu u tha sot në Zagreb pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ku u theksuan marrëdhëniet historike miqësore midis Zagrebit dhe Prishtinës, si dhe mbështetja kroate në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Po ashtu presidentja kroate ka dhënë mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.

Kitaroviç: Kroacia mbështet transformimin e FSK-së

“Dy shtetet tona janë mike sa i përket zhvillimit dhe integrimit. Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështes Kosovën sa i përket iniciativës A5 dhe për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila duhet të transformohet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në konsultim me aleatët e NATO-së”, tha ajo.

Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, ato janë shumë miqësore, por sigurisht që ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën… Mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër, jo vetëm në shitjen e produkteve tona dhe shërbimet, por edhe një prani më e madhe e kompanive kroate në Kosovë”, ka thënë Kitaroviç.

E para e Kroacisë ka përmendur interesimin e kompanive në sektorin e energjisë, me theksa të veçantë sa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kolinda Gramar-Kitarorviç po ashtu ka premtuar mbështetjen e shtetit të Kroacisë për Kosovën në fushën e integrimeve si dhe për transformimin e FSK-së në Forca të Sigurisë.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se marrëdhëniet ekonomike mund të jenë më mirë për shkak se “Kroacia ka potencial të madh për investime në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Thaçi: Ushtria në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

“Kosova do të vazhdojë angazhimin e vet euro-atlantik dhe në Bashkimin Evropian, tash jemi në procesin e liberalizimit të vizave, gjithashtu edhe themelimit të ushtrisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës do të jetë forcë në përputhje me kriteret dhe standardet e NATO-së, do të jetë në proces i koordinuar me bashkësinë, do të jetë një ushtri multi-etnike dhe do të jetë një ushtri në funksion të paqës dhe stabilitetit në Kosovë. NATO është në Kosovë por edhe Kosova duhet të jetë në NATO. Në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të kemi raporte të mira me të gjithë me të gjitha vendet e rajonit dhe në kuadër të kësaj edhe të dialogut me Serbinë“, tha ai.

Në takimin e krerëve të të dyja shteteve është folur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe për kroatët që jetojnë në Kosovë.

***

Kroacia dhe Kosova duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Kështu u tha sot në Zagreb pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku u theksuan marrëdhëniet historike miqësore midis Zagrebit dhe Prishtinës, si dhe mbështetja kroate në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Poashtu presidentja kroate ka dhënë mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.

“Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, ato janë shumë miqësore, por sigurisht që ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën… Mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër, jo vetëm në shitjen e produkteve tona dhe shërbimet, por edhe një prani më e madhe e kompanive kroate në Kosovë”, ka thënë Kitaroviq.

Edhe presidenti i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet ekonomike mund të jenë më mirë për shkak se “Kroacia ka potencial të madh për investime në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

E para e Kroacisë ka përmendur interesimin e kompanive në sektorin e energjisë, me theksa të veçantë sa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kolinda gramar Kitarorviç poashtu ka premtuar mbështetjen e shtetit të Kroacisë për Kosovën në fushën e integrimeve si dhe për transformimin e FSK-së në Forca të Sigurisë.

Në takimin krerëve të të dyja shteteve është folur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe për kroatët që jetojnë në Kosovë.

Thaçi nis vizitën zyrtare në Kroaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të homologes së tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Pas një ceremonie mirëseardhjeje që u mbajt në orën 10:30  në Zagreb, numri një i Kosovës zhvilloi takim me presidenten e këtij vendi, raportojnë mediat kroate, përcjellë Klan Kosova.

Gjatë kësaj vizite, Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin, Andrej Plenkoviq si dhe kryeparlamentari,n Gordan Jandrokoviq.

Poashtu i pari i Kosovës  atje do të vendos kurora lulesh tek monumenti “Zëri i viktimave-Kroate-muri i Dhimbjes” në varrezat e qytetit Mirogoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat