Thaçi i pikëlluar nga vdekja e ish-zëvëndeskancelarit austriak

Aktuale

Thaçi i pikëlluar nga vdekja e ish-zëvëndeskancelarit austriak

Nga: B.S Më: 1 qershor 2017 Në ora: 20:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se gjatë viteve të 90-ta, Mock u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës.

"Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në Kosovë. Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës u shndërrua më vonë në platformë evropiane, ndërkombëtare. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat