Ymeri takoi përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve

Aktuale

Ymeri takoi përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2017 Në ora: 21:29
Pamje nga takimi me përfaqësuesit e BE-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri së bashku me shefin e Shtabit zgjedhor Besnik Bislimi ka pritur në takim kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy të EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në takim është diskutuar për zgjedhje të ndershme e të lira.

Postimi i plotë:                         

Sot, bashkë me drejtuesin e shtabit zgjedhor Besnik Bislimin, u takuam me Kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy e EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve.

Ne diskutuam sesi jemi të interesuar për zgjedhje të ndershme e të lira. Komisionerët e vëzhguesit e VV janë mijëra, të trajnuar, të përgatitur, të fortë e të ndershëm. Asnjë votë, në asnjë vend, nuk do të vidhet. Kjo është garancia jonë. Por në këtë mision do të jetë ndihmë e madhe për ne edhe puna e vëzhguesve ndërkombëtarë, me të cilët do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e votës, siç u dakorduam me z. Peterle dhe z. Saphy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat