Sllovenia bën bashkë Thaçin e Vuçiqin

Aktuale

Sllovenia bën bashkë Thaçin e Vuçiqin

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 14:43
Presidenti i vendit Hashim Thaçi me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas vizitës zyrtare që pati në Kroaci, ka udhëtuar për në Slloveni ku do të pritet nga presidenti i këtij shteti, Barut Pahor.

Mësohet se temë diskutimi e këtij takimi do të jenë bashkëpunimi mes dy shteteve Kosovës e Sllovenisë.

Për vizitën zyrtare të Hashim Thaçit në Slloveni kanë konfirmuar, Zyra për Informim e Presidencës, ku thuhet se pas takimit bilateral me presidentin slloven, ai do të jetë edhe pjesë e Samitit të ”Brdo-Brionit”.

Atje, Thaçi do të merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit, ku ky samit do t’i bëjë bashkë në tavolinë kreun e shtetit të Kosovës Hashim Thaçin, bashkë me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i ri vjetor i liderëve të vendeve të Evropës Juglindore në kuadër të “Brdo – Brionit”, do të mbahet nesër në Brdo në afërsi të Kranjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat