Molliqaj: Kjo është e vërteta e fotos me Hashim Thaçin

Aktuale

Molliqaj: Kjo është e vërteta e fotos me Hashim Thaçin

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:05
Molliqaj në foto me Thaçin

Dardan Molliqaj e ka pranuar se fotoja me Hashim Thaçin është origjinale dhe se nuk ka të bëj me montazhë. 

Megjithatë, sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka arsyetuar fotografinë me presidentin aktual duke thënë se atë kohë ishte kryetar i gjimnazit në Deçan dhe se asnjëherë nuk ka qenë anëtar i PDK-së.

"Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan fillu me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi.

Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.

Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond.

E kemi thënë gjithmonë që klani pronto i frikësohet shumë humbjes. Sepse humbja për ta s’është vetëm humbje por është burg :).
P.S.

I ftoj koalicionin e krimit të dalin në debate, mos të struken në propaganda të Berat Buzhalës dhe shërbyesve të tjerë të SHIK-ut, sepse kjo veç po e shpërfaqë sa të dëshpëruar jeni" shkruan Molliqaj në Facebook.

Flet personi që është në fotografi me Molliqajn: Deri tash i kam 100 kërcënime

Image
Molliqaj (poshtë) në foto me Thaçin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat