Thaçi flet shqip në televizionin serb

Aktuale

Thaçi flet shqip në televizionin serb

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 23:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar sot nga televizioni serb N1 Info, me ç’rast ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni.

Por, veçantia e kësaj interviste është mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviq.

Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, derisa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.

Image

Në intervistë me N1 Info, ish-kryeministri i Kosovës deklaroi se “Kosova është Kosovë dhe Serbia është Serbi”. Thaçi tha se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat