Fotoja e parë e Thaçit bashkë me Vuçiqin si presidentë në Bërdo të Sllovenisë

Aktuale

Fotoja e parë e Thaçit bashkë me Vuçiqin si presidentë në Bërdo të Sllovenisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 14:49
Samiti i Bërdos me liderët e rajonit

Ka nisur Samiti i Bërdos me liderët e rajonit, pjesë e së cilit është edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë Samit, po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin është fotografuar presidenti Thaçi. Kjo është fotografia e parë e Thaçit bashkë me Vuçiqin si presidentë në Bërdo të Sllovenisë.

Mysafir special është Presidenti i Gjermanisë, Frank Stanmaier.

Në Samitin, që është nismë e përbashkët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçiq, si dhe treshja nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat