Refuzohet kërkesa për lirimin e katër të akuzuarve të VV-së, kandidat për deputet

Aktuale

Refuzohet kërkesa për lirimin e katër të akuzuarve të VV-së, kandidat për deputet

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:48
Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.

Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e ndërprenë masën e arrestit shtëpiak ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! në listë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.

Avokati Tomë Gashi thotë se ankesa është dërguar në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë me kërkesë që kjo Gjykatë të ndërpres arrestin shtëpiak, sepse nuk është e drejtë që të ju pamundësohet të propozuarve për deputet që ata të mos dalin në fushatë zgjedhore për të promovuar programin e Lëvizjes Vetëvendosje! si dhe mbështetjen e këtij programi të këtyre deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët padrejtësisht po mbahen të izoluar me një aktakuzë politike.

“Shpresojmë që Gjykata e Apelit të marrë vendim të drejtë duke i'a mundësuar aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSJE! të drejten themelore për të zgjedhë dhe për t'u zgjedhur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thotë Gashi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat