Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, raportohet të jetë vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Siri.
Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS-it, Bajrami.
Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Këta të fundit kanë thënë se posedojnë informacione për vrasjen e një personi kosovar në luftimet në Siri.
“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka bërë të ditur, zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
Axha i Lavdrim Muhaxherit: A jeni të lumtur tash?