Delawie: Do t’i vëzhgojmë vendvotimet

Aktuale

Delawie: Do t’i vëzhgojmë vendvotimet

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 16:55
Greg Delawie gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim

(E plotësuar) - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë, dhe se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të bëjnë fushatë pa pasur frikë nga kërcënimet.

Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë “As Unë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.

Delawie ka kërkuar  nga Task Forca për zgjedhje,  që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.

Delawie: SHBA e interesuar për zgjedhje të lira

“SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti kanë të drejtë të bëjnë  fushatë në përputhje me vlerat dhe pikëpamjet e tyre dhe kanë të drejtë ta bëjnë këtë pa frikë nga kërcënimi apo frikësimi. Tashmë kemi parë më shumë së që duhet incidente të dhunës, frikësimit. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politik, që publikisht të dënojnë kërcënimin e kandidatëve dhe të votuesve dhe të ndihmojnë që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë. Po ashtu kërkojmë nga TASK Forca për zgjedhje, që të  hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada amerikane do t’i bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare,  duke dërguar ekipe të vëzhguesve nëpër vend votime nëpër tërë Kosovën.  Ne do të bëjmë vëzhgime edhe gjatë ditës gjatë votimit, e po ashtu d he gjatë numërimit”, tha Delawie.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë, në të cilën qytetarët mund të ndikojnë duke votuar për të ardhmen e tyre.

Ajo tha se populli i Kosovës, meriton përfaqësues që do të punojnë për të hapur mundësi  për investime dhe  vende te reja pune, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë.

Apostolova: Jemi kundër kandidatëve të korruptuar

“E drejta juaj për t’i zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikë apo ndërhyrje është parim i shenjtë për Kosovën, që të ecën përpara. Çdo gjë më pak se kaq, nuk është demokracia të cilën ju e prisni populli i Kosovës dhe meritoni. Me ju BE qëndron e bashkuar,  kundër kandidatëve të korruptuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë në Kosovën,  që të çojmë përpara sundimin e ligjit. Një qytetari aktive dhe angazhim të fuqishëm të grave dhe të të rinjve në procesin politik. E dimë që demokracia nuk ndalon kur mbyllen vendvotimet. Ju vazhdimisht duhet t’i mbani të përgjegjshëm, apo do të kërkoni llogari nga përfaqësuesit tuaj, në mënyrë që ata të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente në interesin tuaj”, tha Apostolova.

Ndërkaq  Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës tha se qëllimi i iniciativës qytetare është që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatët e përfshirë në afera korruptive.

Kryeziu: Ta nxisim pjesëmarrjen në votime

“Qëllimi i iniciativës  qytetare ”As unë nuk do të votojë për kandidatët e korruptuar”, është që të nxisë pjesëmarrjen qytetare në procesin e votimit dhe përmes angazhimit dhe votës së tyre të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatëve, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive. Kjo votë do të ndikojë në rritjen e integritetit politik, për përfaqësim më të denjë dhe llogaridhënës”, tha ai.

Ndryshe, në këtë garë në të cilën ishin 27 video, çmimin e parë e mori Albulena Uka. Çmimin e dytë e fitoi Besfort Berisha, të tretin Egzona Shabani, të katërtin  Shaip Mziu dhe të pestin Tringa Alidemi.

Delawie: Të ketë zgjedhje të lira në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë, dhe se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të bëjnë fushatë pa pasur frikë nga kërcënimet.

Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë “AsUnë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar”.

“SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti ka të drejtë të bëjnë fushatë pa frikë nga kërcënimi”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan ka kërkuar nga Task Forca që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.

“Kemi parë më shume së që duhet incidente të dhunës dhe kërcënimit. Po ashtu, kërkojmë nga Task Forca të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada do t’i bashkohet organizatave tjera duke dërguar ekipe vëzhguese nëpër vendvotime. Do të bëjmë vëzhgime dhe gjatë votimit dhe gjatë numërimit”, është shprehur ai.

Delawie ka potencuar se dalja në zgjedhje është e rëndësishme, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë fuqizojnë qeverinë e ardhshme.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë në të cilën qytetarët mund të ndikojnë duke votuar për të ardhmen e tyre.

“E drejta juaj për t’i zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikë apo ndërhyrje është e drejtë e juaja. BE qëndron e bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar. Ne e dimë që demokracia nuk ndalon kur mbyllen vendvotimet. Ju duhet të kërkoni llogari nga përfaqësuesit tuaj. Ju meritoni përfaqësues që hap mundësi për vende të reja pune t’i bëjnë të rinjve të qëndrojnë në Kosovë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë. Vendosja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve konfirmon mbështetjen e BE për zgjedhje të drejta transparente. Dilni e votoni, mos e leni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj. Votoni për ata që meritojnë votën tuaj”, ka thënë Apostolova.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës tha se qëllimi i iniciativës qytetare është që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatët e përfshirë në afera korruptive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat