Analisti Imer Mushkolaj tallet me Hashim Thaçin

Aktuale

Analisti Imer Mushkolaj tallet me Hashim Thaçin

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 22:47
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka kërkuar ndihmën e miqve të tij në Facebook për ta zbërthyer një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e pakuptueshme e Thaçit, jo për të parën herë, është komentuar me tallje në Facebook.

Komenti i Mushkolajt dhe deklarata e Thaçit më poshtë:

A din kush me ma sqaru çka ka thonë Hashim Thaçi qetu?

“Është një fushatë e qetë, fair play, një fushatë nganjëherë, jo monotone por pasive mendoj, por sidoqoftë e vlerësoj lartë fokusimin e lidershipit të partive politike që ka një ballafaqim të ideve dhe projekteve është një fushatë jo armiqësore por aktive në kuptimin e prezantimit të programeve dhe vizioneve kështu që është model evropian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat