Thaçi: Kosova ka përvojë të organizmit të mirë të zgjedhjeve

Aktuale

Thaçi: Kosova ka përvojë të organizmit të mirë të zgjedhjeve

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:49
Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi falënderoi Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë procesit elektoral në Kosovë.

Ambasadori Braathu u shpreh se Misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar që të mbështesë institucionet e Kosovës për një proces elektoral të suksesshëm.

Thaçi u shpreh se Kosova ka përvojë të organizimit të mirë të zgjedhjeve dhe se pret që edhe zgjedhjet e 11 qershorit të dëshmojnë këtë traditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat