Haradinaj: Gjykata Speciale, vendim i padrejtë për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Gjykata Speciale, vendim i padrejtë për Kosovën

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 21:13
Ramush Haradinaj/Jeta Xharra

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për #DebatPërnime, para moderatores Jeta Xharra tha se krijimi i Gjykatës Speciale është vendim i padrejtë për Kosovën.

“Ajo është një vendim i padrejtë për Kosovës nuk e di pse ka ardhë deri këtu bëhet diskriminim i viktimave”, tha Haradinaj.

Ai tregoi se krijimi i Gjykatës Speciale nuk është nënshkruar nga ai vet e nga deputetët e tij.

I pyetur nëse Gjykata Speciale mund të krijoj trazira, Haradinaj tha se nuk është diskutuar dhe se fokusi i tij është krijimi i një shteti ligjor.

“As fare se kemi këtë temë, fokusimi im është shteti ligjor”, tha ai.

#DebatPërnime në transmetimin e parë ka paraparë një debat mes kandidatëve për kryeministër Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hoti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ishte Haradinaj ai që nuk dëshironte të debatonte me kandidatët kundërshtar.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat