Thaçi: Votoni për të ardhmen tuaj

Aktuale

Thaçi: Votoni për të ardhmen tuaj

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 17:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që nesër të dalin në zgjedhje për të votuar për të ardhmen e tyre, konsolidimin e shtetit dhe e ardhmen euro-atlantike.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi për konsolidimin e institucioneve demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Prandaj, si president i juaji, me lejoni t'ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar.

Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.

Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambasadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat