Zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë pret Thaçi

Aktuale

Zgjedhjet në Kosovë, ja çfarë pret Thaçi

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 20:24
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët dhe partitë në vend për procesin zgjedhor.

Thaçi përmes një shkrimi në Twitter tha se këto zgjedhje u përcollën me standarde të larta demokratike dhe se Qeveria duhet të formohet sa më parë.

“Votimi në zgjedhjet e Kosovës përfundoi. U përcoll me standardet më të larta demokratike dhe i përgëzoj të gjithë qytetarët dhe partitë. Si president i Republikës së Kosovës pres që fituesit të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re pro-Evropiane. Qeveria duhet të formohet sa më parë që të adresohen çështjet emergjente”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat