Ky është mesazhi i Rexhep Selimit për AAK-në dhe Nismën

Aktuale

Ky është mesazhi i Rexhep Selimit për AAK-në dhe Nismën

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 21:29
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi nga Vetëvendosja ka thënë në Rrokum Roll se AAK dhe Nisma kanë pësuar nga elektorati pasi kanë shkuar në gjirin e SHIK-ut që sipas tij e kanë akuzuar me të madha.

Derisa ka komentuar se ata janë krahu i luftës, ai ka thënë se edhe në Vetëvendosje janë rreth 20 kandidatë që janë veteranë të luftës.

Kur ka folur për formimin e Qeverisë, Selimi ka thënë se e drejta e parë i takon PAN-it që ta provojë ta bëj Qeverinë, e nëse nuk mundet athëerë është Vetëvendosja, e cila e ka sipas tij legjitimitetin qytetar ta provojë këtë.

Selimi ka thënë se Vetëvendosja e ka më të lehtë t’i bëj numrat, dhe do të bëj gjethçka për ta dërguar PDK-në në opozitë.

Por Selimi nuk e përjashton mundësinë që LDK-ja të gabojë përsëri dhe të hyjë në koalicion me PAN-in.

Ndiqeni emisionin:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat